Si u njoh me Shpatin e deri te raporti me vjehrrën, Selvija i thotë të gjitha!

Bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi, Selvije Jao Kasapi jo rrallë herë iu përgjigjet ndjekësve në Instagram, për pyetjet e shumta kurreshtare të tyre.
Së fundmi, ajo ka qenë e hapur me ta dhe iu ka treguar si u dashurua në Shpatin.
“Qysh u dashurove në Shpatin, në shikim të parë?”, ishte pyetja që iu bë.
“Në shikim të 30-të, në fillim ishim shokë”, i është përgjigjur Selvija.

Ajo nuk la pa u përgjigjur edhe për raportin me nënën e Shpatit.
“M’ka si vajzë të vogël. Pasi Shpati ka një motër më të madhe të mrekullueshme dhe më pas vij unë. Kemi raporte shumë të mira sinqerisht, biles tani jam në Gostivar te mami im e mka marrë malli të shkojë në Shkup që ta përqafoj mamin e Shpatit e të më këshillojë siç di ajo për shumë gjëra”, është shprehur Selvija.

Ndryshe, Selvija dhe Shpati janë prindër të Roelit./21Media

Back to top button