Kaloni te përmbajtja kryesore

Drejtuesit e rikonfirmojnë Montellan – RTV21

Vicenzo Montella merr besimin e drejtuesve të ri të klubit

Milani është bërë me pronarë të rinj, por trajneri do të mbetet po ai i njëjti. Vicenzo Montella konfirmohet si trajneri kuqezinjve edhe për të paktën sezonin e ardhshëm.

Drejtori i ri ekzekutiv Marco Fassone tregoi me detaje planet e kuqezinjve, në epokën e kinezeve ku fillimisht ka treguar se projekti i ri do të ndërtohet përreth trajnerit aktual.

“Milani do të vazhdojë të jetë nën urdhrat e Vicenzo Montellas. Ai ka mbështetjen tonë absolute, pasi dhe përgjatë këtij sezoni ka bërë një punë të mirë”, ka sqaruar Fassone.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button