Shpërthim, katër të lënduar – RTV21

Lëndohen punëtorët e Portit Split

Si pasojë e një shpërthimi në silosin për ruajtjen e lëndëve organike, janë lënduar katër punëtor të Portit të Splitit në Kroaci, dy nga të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Siç njofton Ministria e Detarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, zyrtarët e Kapitanerisë së Portit të Splitit, sot në mesditë kanë marrë një njoftim për një shpërthim të ndodhur në një silos të portit të Splitit.

Pas alarmit ishte nisur një aksion shpëtimi në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar katër punëtorë nga të cilët, dy kanë marrë lëndime të rënda trupore, për çka janë transferuar në spitalin e qytetit.

Back to top button