99% e rasteve me Covid-19 në Victoria janë udhëtarë të kthyer

 

Pothuajse të gjitha rastet aktuale të Covid-19 në Victoria të Australisë, apo 99% e tyre, raportohet se mund të lidhen me udhëtarët e kthyer në shtet të cilët po qëndrojnë në hotele karantine.

Victoria aktualisht është në bllokim për shkak të një vale të dytë të infeksioneve, transmeton rtv21.tv.

Kufizimet më të rrepta “faza e katërt” u vendosën në qytetin e Melbourne më 2 gusht për gjashtë javë.

Të hënën, Victoria regjistroi 25 vdekje të tjera dhe 282 raste të reja të virusit, duke e bërë atë ditën më vdekjeprurëse të shtetit që nga fillimi i pandemisë.

Në fund të marsit, qeveria federale e Australisë tha se të gjithë që kthehen në vend nga jashtë do të duhet të hyjnë në programe të detyrueshme karantine, të cilat do të drejtoheshin nga shtetet individuale./21Media

Back to top button