99 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 99 raste të reja me COVID-19, nga 3 mijë e 599 testime të kryera.
Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 26 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 12 në Elbasan, 8 Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavaj, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 23 persona.
Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë.
Që nga shpërthimi i pandemisë me coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 133.310 raste, prej tyre 130.314 janë shëruar, 539 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.457 pacientë./21Media

Back to top button