Mbi 14 mijë persona u vaksinuan brenda 24 orëve në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 14 mijë e 616 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460 mijë e 297 doza të vaksinës.
Deri më sot 162 mijë e 807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3 mijë e 160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. “Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688. Në total numri i rasteve aktive është 888”, njofton MSH./21Media

Back to top button