99% të zjarreve shkaktohen nga faktori njeri

Zjarrfikësit në teren për t’i sensibilizuar qytetarët

99 % e zjarreve që shkaktohen në pyjet e territorit të Maqedonisë, shkak kryesor e kanë faktorin njeri. Lidhja e Zjarrfikësve po mundohet ti sensibilizojnë qytetarët, dhe ti shpjegoj se si të reagojnë nëse hasin ne zjarr. Në fletushkat që këta të rinj po i shpërndajnë, shpjegohet se si qytetarët duhet reaguar.

Kryetari i Lidhjes së Zjarrfikësve Nikoll Nikollov, apelon deri tek qytetarët që në parqe dhe në pyje të jenë më të kujdesshëm, që të mos shkaktojnë zjarre pa vetëdije. Ai tha se numri i zjarreve në Maqedoni viteve të fundit është më i ulët, dhe kjo fal aktiviteteve të tilla që po bëhen, shkruan tv21.tv

“Ne kemi vërejtur se numri i zjarreve po ulet, përveç në disa raste që moti i keq na shkakton dëme, në vitet e fundit shpresoj, dhe mendoj që kampanja jonë ka një efekt në gjithë këtë përmirësim”, tha Nikollov.

E zjarrfikësi shkupjan, Nikolla Bojkovski, apel të veçantë dërgoi për bujqit, që mos ti djegin arat pas korrjes, sepse këto zjarre mundet shumë lehtë të dalin prej kontrollit.

“Duke marr parasysh se më shumë zjarr ka jashtë pyjeve, veçanërisht tani pas korrjes, qytetarët e papërgjegjshëm i vënë flakën mbetjeve në arrat, dhe pas kësaj flaka shkon drejt pyjeve dhe kjo po që është e rrezikshme”, tha Bojkovski.

Për dallim nga vjet, kur aeroplanët që i posedojnë njësite e zjarrfikësve ishin në servisim, këtë vit Nikollov thonë se aeroplanët janë të gatshme, por shpreson që mos ti përdorin./21Media

Back to top button