Kurti: Buxheti për komunat në vitin tjetër do të jetë 742 milionë euro

Buxheti për komuna në vitin 2024 do të jetë 742 milionë euro.

Kështu njoftoi  përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ai tha se buxheti i komunave në vitin 2021 ishte 547 milionë euro. Kurse, sivjet është 654 milionë.

Sipas Kurtit mbështetja për komunat është shtuar derisa listoi disa nga projektet që janë realizuar nëpër komunat e Kosovës./21Media

Back to top button