SHBA dhe BE kërkojnë zbatim të shpejtë dhe pakushte të Marrëveshjes për normalizim

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë kërkuar nga Kosova e Serbia që të nisin shpejt e pa kushte implementimin e marrëveshjes drejt normalizimit.
Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët, të miratuar në samitin mes SHBA-së dhe BE-së, që është mbajtur më 20 tetor në Uashington.
Samiti ka qenë i thirrur nga presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ndërsa BE-ja është përfaqësuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
“Ritheksojmë zotimin e përbashkët për stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen tonë për perspektivën e rajonit drejt BE-së. Të gjithë partnerët duhet të vazhdojnë të bëjnë reformat e kërkuara për përparim në rrugën e tyre evropiane. Theksojmë nevojën që Kosova dhe Serbia urgjentisht të shtensionojnë urgjentisht situatën dhe shpejt e pa kushte të implementojnë marrëveshjen për rrugën për normalizim në raportet e tyre dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratë.
Kjo deklaratë vjen një ditë para vizitës së pesë zyrtarë perëndimorë në Kosovë dhe Serbi./21Media