Ky 20 tetor ishte më i nxehti në Prishtinë që nga vitet e 70-ta

Ky 20 tetor është më i nxheti në Prishtinë që nga vitet e 70-ta, njofton Prishtina Weather.
Sipas njoftimit, temperaturat janë ngritur në vlera rekorde në disa pjesë për shkak të erërave jugore që frynë përgjatë rajonit
“Ky 20 tetor edhe ishte më i nxehti në Prishtinë, ngase në shënimet paraprake, nga vitet e ’70-ta nuk ka pasur temperaturë kaq të lartë në këtë ditë. Ndërkohë edhe sa i përket periudhës së dhjetëditëshit të dytë, temperaturë prej 28 gradë Celcius shfaqet pas gati 30 vitesh”, thuhet në njoftimin për media.
“Në dhjetëditëshin e dytë të vitit 1993, regjistrohen temperatura prej 28.7 gradë Celcius në stacionin në Prishtinë, në datat 15 e 18 tetor. Temperatura prej 28 gradë Celcius, edhe është më e vonshmja që regjistrohet në këtë periudhë tetori në vend”.
Më tej Prishtina Weather njofton se më 1 tetor të vitit 2012, në aeroportin e Prishtinës është regjistruar temperatura më e lartë prej 31.9 gradë Celcius, derisa gati 20 vite më herët në stacionin në Prishtinë, me datë 1 tetor 1991, maksimalja ishte 31.5 gradë Celsius./21Media