Rohde për marrëveshjet ndërkombëtare: Opozita t’i japë fund bllokadës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga opozita që t’i japë fund bllokadës lidhur me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.
Nëpërmjet një postim në platformën X, të njohur më parë si Twitter, Rohde ka thënë se të gjithë akterët duhet të kenë qasje konstruktive në këtë drejtim.
Ai ka thënë se është i shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të këtyre marrëveshjeve që sjellin miliona përfitime për qytetarët.
“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore midis Gjermanisë dhe Kosovës janë në rrezik. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, ka shkruar ai.
Concerned by the ongoing non-adoption of intl agreements in the Assembly that could bring millions in benefits for 🇽🇰citizens. Bilaterally alone, huge 🇩🇪-🇽🇰energy & agriculture projects are at stake. Constructive approach by all stakeholders needed, opposition should end blockade
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 23, 2023