Në 14 vjetorin e Kushtetueses, Szunyog: Duhet të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje politike

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, e ka uruar Gjykatën Kushtetuese për 14 vjetorin e saj.

Szunyog është shprehur se kjo gjykatë duhet të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje politike.

“Urime Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për 14 vjetorin e saj! Ajo duhet të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje politike, zbatimi i të gjitha vendimeve të saj është vendimtar. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Gjykatën në promovimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, ka shkruar ai në X.

Back to top button