Ngjarjet e datës 24 tetor

  • 09:00

    Komisioni për Arsim diskuton me partnerë zhvillimorë dhe donatorë në lidhje me qëndrimet e tyre për reformën në arsim dhe aftësim profesional. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 09:30

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) lanson Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS) të Kosovës. Marrin pjesë ministri Hekuran Murati dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci. (Hotel “Internacional Prishtina”)

  • 10:00

    Instituti D4D mban konferencën lansuese të “Monitorimi i çrregullimeve të informacionit në mediat online dhe sociale gjatë muajve korrik dhe gusht”.(Hotel “Prishtina”)

  • 10:30

    Ndërmarrja Publike Lokale “Hortikultura” mban konferencë për medie, ku do të shpalosë ndryshimin e emrit dhe identitetin e ri vizual të ndërmarrjes. (Rr. “Tahir Zajmi”, Prishtinë)

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 11:00

    Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 13:00

    Tentohet për herë të pestë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N303)

Back to top button