Galatasaray-Bayern Munich, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Ali Sami Yen Spor Kompleksi” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Galatasarayt dhe Bayern Munichut.
Ndeshja e sotme i takon xhiros së tretë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku në xhiron e fundit Bayerni e mposhti Copenhagen 2:1, kurse Galatasaray e mposhti 3:2 Manchester United.
Momentalisht, Bayerni zë vendin e parë në Grupin A në kuotën e gjashtë pikëve, krahas Galatasarayt që renditet në vendin e dytë me katër pikë të arkëtuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shtator të vitit 1972, ku asokohe Bayerni e shkatërroi 6:0 Galatasarayn.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Galatasaray ka të gjithë lojtarët e gatshëm, kurse te Bayerni mungojnë Buchmann, Gnabry, Goretzka, Guerreiro, Marusic dhe Upamecano.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Galatasaray (4-2-3-1): Muslera; Karatas, Bardakci, Sanchez, Boey; Torreira, Ayhan; Zaha, Akturkoglu, Tete; Icardi
Bayern Munich (4-2-3-1): Ulreich; Mazraoui, Kim, De Ligt, Davies; Laimer, Kimmich; Coman, Musiala, Sane; Kane.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?