Ballkani mposhtet nga Astana në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Ballkanit dhe Astanas, ku kampioni i Kosovës ka pësuar humbjen e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani është mposhtur 2:1 nga Astana, raporton KosovaPress.
Golat për Astanan i shënuan Dusan Jovancic (minuta e 7′) dhe Abzal Beysebekov (minuta e 23′), ndërsa golin e nderit për Ballkanin e shënoi Edvin Kuc në minutën e 8′.
Me pikët e reja, Astana ngjitet në kuotën e tre pikëve në vendin e katërt, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e tretë e Dinamo Zagrebi në vendin e dytë në Grupin C. Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Astanas.