Dita e gjashtë e grevës, katër minatorë në gjendje të rëndë shëndetësore

Greva e minatorëve në minierën e “Trepçës” po vazhdon, ku ata sot kanë hyrë në ditën e gjashtë të saj.
Disa prej tyre kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore.
Destan Kërleshi, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës” për portalin rtv21.tv tha se gjatë natës kanë kërkuar ndihmë mjekësore 9 minatorë, 4 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe 1 është ende në emergjencë për trajtim mjekësor.
“Kemi hyrë në ditën e 6 të grevës minatorët kërkojnë çdo minutë ndihmë mjekësore. Qeveria heshtë!”, tha ai për rtv21.tv.
Minatorët e “Trepçës” po e vazhdojnë grevën me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit./21Media