Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani uron Turqinë për 100-vjetorin e Republikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kombin turk për 100-vjetorin e krijimit të Republikës së Turqisë.

Osmani ka thënë se shpreson që të vazhdojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve edhe në të ardhmen.

“Miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë tregojnë për një të ardhme të ndritur. Edhe shumë shekuj tjerë dhe miqësi të fortë!”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button