Liverpooli e Chelsea s’lejojnë befasi, kualifikohen tutje në Carabao Cup

Liverpooli dhe Chelsea kanë vazhduar rrugëtimin e tyre në kompeticionin e Carabao Cup, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Dy skuadrat e Premierligës shënuan fitore në fazën e 1/8 së finales në Carabao Cup.
Liverpooli fitoi me rezultat të ngushtë 1:2 në udhëtim te Bournemouthi.
Golat e fitores për “Të Kuqtë” i realizuan Gakpo në minutën e 31-të dhe Nunez në të 70-tën minutë. Golin e vetëm për vendasit e realizoi Kluivert në minutën e 64-të.
Fitore të pastër realizoi edhe Chelsea që triumfoi 2:0 kundër Blackburnit në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.