Tre të lënduar në një aksident në rrugën Gjakovë – Klinë

Tre persona janë lënduar si pasojë ë një aksidenti mes dy automjeteve, në rrugën Gjakovë-Klinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, derisa ka thënë se rasti aktualisht është nën hetime.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku tek kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime (lëndime të lehta trupore). Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj./21Media

Back to top button