Haxhiu: Kurti na ka njoftuar në vija të trasha për propozimin për Asociacionin, s’do të ketë autonomi

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,  tha se draftstatusi Asociacionit të Komunave më shumicë serbe i propozuar nga ndërkombëtarët nuk përmban autonomi për serbët në Kosovë.

“Nuk ka asnjë autonomi, nuk do të ketë autonomi në Republikën e Kosovës, Kosova është shtet i pavarur dhe nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që të ketë një shtet tjetër brenda shtetit tonë”, tha Haxhiu në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ajo tha se kryeministri Kurti i njoftoi në vija të trasha për propozimin evropian-amerikan, në mbledhjen e fundit të Vetëvendosjes dhe në Grupin Parlamentar të LVV-së.

“Kurti është partner serioz që i trajton me respekt dhe konsideratë kërkesat e ndërmjetësve … Sa për kryeministrin Kurti teksti mund të ishte publik që dje, por kjo nuk mund të ndodhë dhe për këtë arsyet i ka dhënë kryeministri Kurti. Ai ka qenë për aq sa ka qenë e mundur transparent sa i përket draftstautit edhe në Kuvendin e Kosovës, sepse ju e dini që ka kërkesë që drafit të mos bëhet publik”,  tha ministrja Haxhiu./21Media

Back to top button