Premier Liga me lëndë në 18 mijë shkolla, do të ligjërojnë 60 mijë mësues

Premier Liga ka njoftuar se nga e hëna e 13 nëntorit, në 18 mijë shkolla, do të ligjërojnë 60 mijë mësues, për të vetëdijesuar për çdo lloj forme të abuzimit të tragjedisë në futboll.

Sipas njoftimit mësim në klasë do të vihet në dispozicion të më shumë se 18,000 shkollave fillore dhe 60,000 mësuesve në Angli dhe Uells, si pjesë e programit të Premier League Primary Stars.

“Ne, së bashku me klubet, Federatën Angleze dhe EFL, vazhdojmë të trajtojmë brohoritjet fyese të lidhura me tragjedinë, gjestet dhe shfaqjen e mesazheve abuzive si një çështje të papranueshme dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për ta trajtuar atë si prioritet”, shkruante në komunikatën e Premier Ligës.

Sipas komunikatës si pjesë e masave të shpallura në fillim të sezonit, Premier Liga do të nisë iniciativën arsimore për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë lëndimin dhe ndikimin e sjelljeve negative, siç është abuzimi i lidhur me tragjedinë.

Duke shtuar po ashtu se abuzimi me tragjedinë e futbollit shkakton shqetësime të konsiderueshme për familjet e viktimave dhe tifozët e tjerë të futbollit. Burimi mbështetet nga tifozja e Liverpoolit, Margaret Aspinall, ish-kryetare e Grupit të Mbështetjes së Familjes Hillsborough, djali i së cilës James vdiq tragjikisht në Hillsborough./21Media

Back to top button