Kaloni te përmbajtja kryesore

Haziri: Hovenier i dha mesazh popullit për t’ia larguar frikën që Kurti e mbolli

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier, u deklarua rreth Asociacionit, për t’i dhënë një mesazh popullit të Kosovës, me qëllim të largimit të frikës nga “Zajednica” që Albin Kurti e ka mbjellë për vite si opozitar.

Më tej ai u shpreh se Kurit u bë kryeministër, por frikën që e ka mbjellë nuk ka arritur ta largojë, por përkundrazi e ka shtuar.

“Po debatohet e analizohet se kujt ia adresoi mesazhin amabasadori amerikan, shkelqesia e tij, Hovennier. Shumë e drejtë, por mesazhi është për popullin e Kosovës, për t’ia larguar frikën nga Zajednica që e mbolli vetë Albin Kurti opozitar! Albini u ba Kryeministër, por frikën që e mbolli, nuk e largoi. Përkundrazi!”, shkroi Haziri në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button