Të hënën takohen kryediplomatët e vendeve të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor

Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor pritet të takohen të hënën në Bruksel.

BE këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi, ku thuhet se takimi do të drejtohet nga kryediplomati evropian, Josep Borrell.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe për zhvillimet në Armeni e Azerbajgjan.

Po ashtu Këshilli më pas, do të ndajë pikëpamje në lidhje me situatën në Izrael dhe në rajon.
Derisa pas takimit të Këshillit për Punë të Jashtme, ministrat e BE-së do të takohet me homolgët nga Ballkani Perëndimor.

Takimi do të fillojë në orën 17:30 dhe do të drejtohet po ashtu nga përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme, Josep Borrell./21Media

Back to top button