Kosova s’është “alfa dhe omega” e integrimeve evropiane të Serbisë, thotë ambasadori i BE-së në Beograd

Ambasadori i BE-së në Beograd Emanuele Giaufret thotë se Kosova s’është “alfa dhe omega” e integrimeve evropiane të Serbisë.

Giaufret për Euronews Serbia tha se shtylla e parë e integrimit evropian është sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe pluralizmin mediatik. Sipas tij, shtylla e dytë është në mënyrë të pashmangshme normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“E rëndësishme është edhe njëra edhe tjetra, ne nuk e kemi lënë anash shtetin e së drejtës, përkundrazi, është një çështje e rëndësishme në punën tonë, por edhe normalizimi i marrëdhënieve, sepse ne duam të gjejmë një rrugëdalje nga kjo situatë për t’ua lehtësuar jetën njerëzve. ‘ drejt normalizimit sepse është një tregues se sa serioze është BE-ja për zgjerimin dhe dëshirën e saj për të përqafuar Serbinë në familjen e saj. Dhe për këtë ne kemi nevojë për një proces normalizimi – kështu që është pjesë e paketës”, tha ai.

Lidhur me atë se nëse kjo do të thotë se Serbia, me njohjen e pavarësisë së Kosovës, është pjesë e asaj pakete, diplomati evropian përsëriti fjalët e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sipas së cilës bëhet fjalë për “zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

Back to top button