Lajçak: Diskutimet ishin të frytshme për të përparuar në disa çështje

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje për diskutimet e sotme në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Lajçak ka thënë se këto diskutime kanë qenë të frytshme për të bërë përparim në disa çështje.
“Sot kam pritur kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të Dialogut në Bruksel. Diskutimet ishin shumë të frytshme për të bërë përparim në një numër të çështjeve në agjendën tonë”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”./21Meida