Fatmir Haxholli alarmon se Serbia nuk po i ofron siguri fizike

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka alarmuar se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndalur së ofruari siguri fizike për të si diplomat.

Haxholli në një postim në Facebook ka thënë se nuk po mbrohet më as nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar.

“Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe poashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfardo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtëpërdejtë e Serbisë!” ka shkruar ai.

Haxholli e ka cilësuar këtë veprim si precedent të rrezikshëm.

Back to top button