Vuçiq: Nuk ka Asociacion derisa të jetë në pushtet Kurti

(Lajm i përditësuar)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të themelohet “gjithnjë përderisa në pushtet të jetë Albin Kurti”.
Duke folur në konferencën me gazetarë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, presidenti Vuçiq kritikoi qasjen ndërkombëtare në Kosovë dhe posaçërisht, siç tha, “mosmbrojtjen e serbëve të Kosovës” që ka çuar në tensione në veri.
“Nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe ata nuk do ta themelojnë deri sa të jetë Albin Kurti në pushtet. Do të kërkojnë vetëm arsyetime dhe prapë do të thotë se i duhet nënshkrimi e pastaj do të thotë diçka tjetër. Asnjë Asociacion ata nuk do ta themelojnë madje as të atillë që na merr një pjesë të përgjegjësive dhe parimeve që janë nënshkruar më 2013 dhe 2015. Por unë e di se fuqitë e mëdha po e ruajnë dhe do ta ruajnë “fëmijën e tyre” që e kanë lindur, kurse serbët kush mbijeton do të jetojë.
Vuçiq iu kundërpërgjigj sekretarit të NATO-s se ka shtuar forcat në Kosovë për të ofruar sigurinë për të gjtiha komunitetet duke thënë se “ska pasur nevojë që të garantojë sigurinë për askënd tjetër përveç për serbët. Sepse vetëm serbët janë të rrezikuar dhe vetëm serbët kanë qenë të sulmuar. Asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë të sulmuar. Vetëm serbët kanë qenë të sulmuar që prej vitit 2001, në vitin 2004 dhe më tej në vitin 2008, por posacërisht kur në pushtet ka ardhur Albin Kurti”, tha Vuçiq.
Ai foli edhe për Zveçanin duke thënë se “krejt kjo ndodhi sepse dikush ka mbështetur zgjedhjet me vetëm 3 për qind pjesëmarrje dhe pas tyre kanë njohur legjitimitetin dhe legalitetin e atyre kryetarëve të imponuar dhe kur serbët u rebeluan ata sollën njësitë e tyre speciale për t’u përballur me ta dhe kjo shkaktoi atë përplasje. Sa i përket Banjskës do ta përkujtoj gjithë opinionin ndërkombëtar, se kjo ndodhi një vit pasi dikush e mashtroi Serbinë dhe nënshkroi deklaratën në dhjetor të vitit 2021 me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së se nuk do të përndiqen dhe nuk do të procedohen njerëzit që kanë qenë në barrikada dhe pastaj kanë hyrë policët shqiptarë, që përkundër ligjit dhe marrëveshjes së Brukselit nuk kanë cka kërkojnë në veri të Kosovës si edhe pjesëtarët e FSK-së, që ndërkohë kanë shtënë mbi fëmijët serbë vetëm sepse kanë bartur drunjë, e që sipas Rezolutës 1244 nuk kanë të drjetë të ekzistojnë por kush çan kokën për Rezolutën dhe për OKB-në dhe kjo solli një situiatë të tillë që të vijë deri te Banjska”.
“Me këtë në nuk pajtohemi dhe prandaj sipas ligjeve tona dhe drejtësisë sonë do të përndjekim ata që janë përgjegjës për kryerjen e veprave penale në Banjskë. Serbia është vend neutral, ushtarakisht është neutrale dhe dihet kush drejton me Ushtrinë e Serbisë”, tha Vuçiq .
Vuçiq i përgjigjet sekretarit të NATO-s: Puna jonë është ku do të vendosim ushtrinë tonë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar lidhur me deklaratën sekretarit të NATO-s.
Ai tha se Ushtria Serbe nuk i ka tejkaluar asnjëherë kompetencat e saj, “dhe se ku e vendosim ushtrinë tonë është puna jonë”, raporton “Danas” përcjell portali rtv21.tv.
“Sa i përket Ushtrisë Serbe ajo i ka kryer në mënyrë profesionale detyrat e saj dhe asnjëherë nuk i ka shkelur të drejtat e saj dhe përgjegjësitë e saj. Ajo gjithnjë ka pasur marrëdhënie korrekte me KFOR-in dhe NATO-n. Ku dhe kur do të zbatojmë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit tonë, pa e kërcënuar askënd në ansjë mënyrë, ku do ta dërgojmë ushtrinë tonë kjo është punë e jona”, tha Vuçiq./21Media