Kurti – ministrave: Koha për t’i përmbushur zotimet po pakohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është mburrur siç ka thënë për të arriturat e qeverisë në rreth tri vite sa janë në pushtet.

Kurti para kabinetit qeveritar, tha se në dy të tretat e mandatit kanë arritur suksese në shumë sektor.

“Janë datat si këto që na shërbejnë si moment reflektimi mbi atë se çfarë kemi arritur si ekip, por edhe na kujtojnë se koha për të përmbushur zotimet tona dhe për të respektuar pritjet e qytetarëve tanë brenda mandatit të parë, sa vjen e pakohet”, tha Kurti.

Ai përmendi rritjen ekonomike, mbështetjen ndaj qytetarëve dhe bizneseve, derisa tha se kanë shtrirë sovranitetin edhe në veri.

Kurti nënvizoi se Kosova tani e ka ushtrinë më të fortë se kurrë.

“Përveç çizmeve në tokë, ushtria jonë ka edhe sy në qielll përmes dronëve Bayraktar”, tha ai.

 

Back to top button