Komisioni e përjashton nga shërbimi civil të sanksionuarin nga SHBA-ja

Komisioni Disiplinor brenda Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka marrë vendim që ta përjashtojë nga shërbimi civil të sanksionuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nexhat Krasniqi.
Ministri i Mjedisit Liburn Aliu, e konfirmoi këtë në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

“Me datën 3 nëntor jemi njoftuar nga State Departmenti që për z.Krasniqi ka masë nga Shtetet e Bashkaura të Amerikës dhe në po të njëjtën ditë është marrë vendimi i pezullimit nga pozita. Që nga ajo ditë e deri më sot kemi arrit në pozitën kur z.Nexhat Krasniqi, me vendimin e Komisionit Disiplinor, është heq nga shërbimi civil. Në ndërkohë më 15-11 është vendosur në pozitën U.D të përkohshme për të cilën pastaj do të hapet konkursi për 2 pozitat dhe me datën 20 nëntor është vendos, është bërë kërkesë nga Komisioni Disiplinor për ta marrë vendimin që është marrë sot me datë 22”, tha Aliu.

Departamenti Amerikan i Shtetit më 3 nëntor 2023, ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-zyrtar i prokurimit në Ministri të Tregtisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh./21Media

Back to top button