Zelensky sanksionon 303 subjekte dhe 147 individë kryesisht rusë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sanksionoi të enjten 147 individë dhe 303 subjekte, kryesisht nga Rusia.

Sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit presidenciale, disa shefa ushtarakë rusë, përfshirë Sergey Rudskoy, kreu i Drejtorisë kryesore Operative të Shtabit të Përgjithshëm, u sanksionuan.

Gjithashtu, Zelensky vendosi sanksione ndaj Andrey Kondrashov, drejtorit të përgjithshëm të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Ndër personat juridikë të sanksionuar janë kompani që operojnë në fushën e aviacionit, ndërtimit dhe teknologjisë, dhe janë të regjistruara në Rusi, Qipro, Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera.

Sanksionet vendosen për një periudhë prej pesë deri në 10 vjet

Back to top button