”LDK-ja është ndarë nga lakmia”, Canaj: Abdixhiku po i mashtron të gjithë

Analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka kritikuar gjendjen aktuale brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se kryetari i saj Lumir Abdixhiku po i mban të mashtruar anëtarët dhe qytetarët që, sipas tij, presin ndryshim.
“Lumir Abdixhiku po i mashtron edhe anëtarët e LDK-së, edhe qytetarët të cilët mezi e presin të shpëtojnë”, ka thënë Canaj, duke komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti.
Sipas tij, problemi kryesor i LDK-së është orientimi drejt interesave për pushtet, duke shtuar se “LDK-në e ka ndarë lakmia”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?