Blinken në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen nga 27 deri më 29 nëntor në Bruksel, ata do të diskutpojnë për agresionin rus në Ukrainë dhe situata në Ballkanin Perëndimor.
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se në këtë takim do të marrë pjesë se sekretari Antony J. Blinken
“Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe qëndrueshmërinë rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë përparësitë e takimit të Uashingtonit në korrik të vitit 2024”, thuhet në një njoftim të Departamentit të Shtetit./21Media
.@SecBlinken will travel to Brussels on Nov. 27-29 to attend the NATO Ministerial Meeting. He will emphasize our steadfast support for Ukraine and our commitment to advancing respect for sovereignty, territorial integrity, and human rights. https://t.co/uM0aM9tNrH
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) November 25, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?