Rohde thotë se Kosova po rrugëton mbarë në reduktimin e ngrohjes globale

Kosova është në rrugë të mbarë në reduktimin e ngrohjes globale, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra, kështu tha Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.
Rohde, në rrjetet sociale tha se kanë mbetur më pak se një javë nga konferenca kryesore e këtij viti për ndryshimet klimatike, COP28.
”Më pak se 1 javë për të shkuar në konferencën kryesore të këtij viti për ndryshimet klimatike: COP28! Reduktimi i ndikimit të ngrohjes globale nuk është i mundur pa tranzicionin e energjisë. Është mirë të shohësh që Kosova është në rrugë të mbarë, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra!”, ka shkruar Rohde./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?