Deputeti gjerman-Kurtit: Ballkani Perëndimor i përket BE-së

Deputeti gjerman, Nils Schmid është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur Schmid përmes një postimi në X.

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderova për angazhimin e tij të palodhshëm për një Kosovë të lirë dhe demokratike dhe përkushtimin e tij ndaj Procesit të Berlinit”, shkruan ai.

Back to top button