Inzaghi me shumë ndryshime në formacion për sfidën me Sociedadin

Lautaro Martinez, Nicolò Barella dhe Alessandro Bastoni pritet të mbeten në pankinë kundër Real Sociedadit sonte, ndërsa Juan Cuadrado do të zëvendësojë Denzel Dumfries në krahun e djathtë.
“Nerazzurrët” tashmë janë kualifikuar për në raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve por duhet të mposhtin skuadrën spanjolle sonte për të fituar grupin e tyre. Benjamin Pavard, Stefan de Vrij dhe Dumfries janë të lënduar dhe Simone Inzaghi pritet të bëjë disa ndryshime.
Stefano Sensi gjithashtu nuk është i disponueshëm pasi ai u la jashtë listës së UEFA-s në shtator.
Bastoni, Barella dhe Lautaro ka të ngjarë të startojnë nga stoli, duke i lënë vend Carlos Augusto, Davide Frattesi dhe Alexis Sanchez në formacionin titullar.
Bastoni është rikthyer së fundmi nga një dëmtim në muskul dhe ka luajtur 60 minuta në fitoren 4-0 të Interit ndaj Udinese të shtunën.
Matteo Darmian do të bashkohet me Carlos Augusto dhe Francesco Acerbi në një Inter-Real Sociedad, formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Sommer; Darmian, Acerbi, Carlos Augusto; Cuadrado, Frattesi, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Sanchez, Thuram.
Real Sociedad (4-3-3): Remiro; Traoré, Zubeldia, Le Normand, Tierney; Marin, Zubimendi, Merino; Kubo, Sadiq, Barrenetxea.