Gjyste Vulaj shkëlqen në programin festiv në RTV21

Ajo ndjehet si në shtëpinë e saj sa herë vjen në Kosovë, por edhe më familjare duket kur ajo është në RTV21. E kemi fjalën për artisten Gjystë Vulaj e cila do të shkëlqejë në programin festiv të Vitin të Ri ku ka qenë e ftuar speciale dhe ka perfornuar live shoqëruar si gjithmonë nga bashkëshorti i saj muzikanti Sokol Vulaj.
Ne ju sjellim disa nga fotot eksluzive se si ajo do të duket në programin festiv në RTV21, ku këngëtarja rikthehet pas disa viteve, e që do ta sjellë në ekranin e madh moderatori Granit Miftari./21Media
