Kaloni te përmbajtja kryesore

​Mbyllet pa fitues derbi mes Liverpoolit dhe Arsenalit

Ka përfunduar pa fitues derbi anglez mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli ka barazuar 1:1 me Arsenalin.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi brazilian Gabriel, i cili kaloi Arsenalin në epërsi prej 1:0 në minutën e 4’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e barazimit për Liverpoolin dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Mohamed Salah në minutën e 29’.

Me pikët e reja, Liverpooli renditet në vendin e dytë në kuotën e 39 pikëve, krahas Arsenalit që zë vendin e parë me 40 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button