Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfundon afati për deklarim në KQZ: 22 parti konfirmuan pjesëmarrjen

Më 7 maj, në orën 24:00, është përmbyllur afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve.

Këto obligime kanë vlejtur vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës.

Deri në përfundim të afatit (1 maj – 7 maj 2026) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 22 parti politike, mospjesëmarrje nga 9 parti politike dhe 3 koalicione, të përbëra nga 9 parti politike.

Partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë:

1. Partia Socialdemokrate;

2. Kosovaki Nevi Romani Partia;

3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;

4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

5. Srpska Lista;

6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi;

7. Lidhja Demokratike e Kosovës;

8. Fjala;

9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;

10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;

11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi;

14. Nova Demokratska Stranka;

15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;

16. Kosovski Savez;

17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane;

20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës.

Partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë:

1. Partia Demokratike e Unitetit;

2. Balli Kombëtar i Kosovës;

3. Lëvizja Qytetare Vatra;

4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava;

5. Partia e Drejtësisë;

6. Srpski Narodni Pokret;

7. Partia Reforma Demokratike; 8. Aleanca Kosova e Re; dhe 9.

Nisma Socialdemokrate. Partitë politike që kanë njoftuar formimin e koalicionit:

1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);

(2). Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar) dhe 3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!)./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button