Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq moderatori Arton Turkaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gazetari Arton Turkaj.

AGK-ja ka shprehur ngushëllime familjes e miqve të të ndejrit.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh moderatorit, Arton Turkaj. Ai njihej si autor e moderator i emisionit “Babë e Bir”, në Radio Prishtina e TV Zëri. Turkaj ka vdekur në moshë të re, pas një infarkti. Asocioacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllime familjes, miqve e komunitetit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit nga AGK-ja./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button