Bastisen 8 lokacione në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës në Mitrovicën Veriore sot ka bastisur 8 lokacione në rajonin e Leposavicit (2 në Soqanicë, 2 në Kamen dhe 4 në Leshak).
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani për portalin rtv21.tv ka treguar se nga këto biznese 2 kanë qenë të regjistruara e 6 të paregjistruara.
”Dyshimi ka qenë për mall të kontrabanduar me ç’ rast në bastisje janë thirr edhe Njësiti Antikontraband i Doganës, Krimet Ekonomike dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Nuk ka të arrestuar, ndërsa konfiskimet e mallit janë menaxhuar nga Njësiti Antikontraband e Doganës. I lusim qytetaret e Veriut të Kosovës që ti regjistrojn Bizneset e tyre dhe mos të vëjn në qarkullim mallra të kontrabanduara pasi që pasojat juridike për ta janë të mëdha”, ka thënë Elshani./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?