Aktakuzë kundër 6 personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave në Gjykatën themelore të Prishtinës, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të pandehurve, Prokuroria ka njoftuar se janë gjetur dhe sekuestruar njëzet armë të gjata AK-47 dhe prova tjera materiale.

Prokuroria njofton se të gjashtë personat si grup kriminal akuzohen me kodin penal “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, transmeton rtv21.tv.

Sipas prokurorisë ata janë organizuar si grup kriminal me dashje që të furnizohen, të transportojnë, të këmbejnë, ndërmjetësojnë dhe shesin në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme./21Media

Back to top button