Kosova largon stikerat nga veturat me targat e Serbisë

Qeveria e Republikës së Kosovës, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.
Ky vendim u mor sot në mbledhjen elektronike të Qeverisë.
“heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Po ashtu bëhet e ditur se vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.
Në anën tjetër, Serbia me 1 janar ka marrë vendim që t’i lejojë të qarkullojnë në territorin e saj automjetet me targa të Republikës së Kosovës, pa u vendosur stikera./21Media