Kamioni shkel për vdekje këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes
Një burrë ka vdekur pasi është goditur nga një kamion në Maxhunaj të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur këmbësorin (viktimën), rreth 56-vjeçar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Kamioni, i cili ka shkaktuar aksidentin, ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Zahiti.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.