Hoxhaj pas heqjes së vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe: Janë aleati më i vjetër i Kosovës

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovën.

Hoxhaj i PDK-së ka thënë se miqësia e Kosovës me Emiratet është e vjetër.

“Lajme emocionuese pasi Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bien dakord të heqin kërkesat për viza, duke nxitur lidhje më të forta dhe duke hapur dyer të reja për njerëzit dhe bizneset. Kjo lëvizje historike pasqyron miqësinë e rrënjosur thellë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme për dekada.”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social X.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar sot se Emiratet e Bashkuara kanë hequr vizat për Kosovën, derisa Ambasada e Kosovës në Emirate ka bërë të ditur se vendimi ende nuk ka hyr në fuqi./21Media

Back to top button