Pacolli për heqjen e vizave nga EBA: Paramendoni sikur të kishim qenë më herët në qeveri

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar ndaj lajmit se Kosova tash mund të lëviz pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Tani edhe në Emirate të Bashkuara mund të udhëtojmë pa viza. Paramendoni sikur të kishim qenë ne shumë më herët në qeveri ku do të ishim sot”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar sot se Emiratet e Bashkuara kanë hequr vizat për Kosovën, derisa Ambasada e Kosovës në Emirate ka bërë të ditur se vendimi ende nuk ka hyr në fuqi./21Media

Back to top button