Sekuestrohet një pistoletë në Zhur të Prizrenit

Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorin kujdestar, konfiskuar sot rreth orës 13:00 një pistoletë në Zhur të Prizrenit.
Në një njoftim të policisë bëhet e ditur se kontrolli është kryer në shtëpinë e të dyshuarit S.A. (17), ku edhe gjetur pistoleta Ekol-99 me një karikator të zbrazët.
Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, ndërkohë që kanë nisur hetimet për veprën penale mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?