Bastisja në veri, konfiskohen dy pushkë, dy telefona, një tytë e trombllonit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin në Banjskë dhe Lozhistë, ku janë bastisur shtëpitë e dy personave.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, atyre gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës. Njësitet relevante jane duke u marrë me rastin.

Bastisja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, teksa ka të bëjë vendosjen e barrikadave në pjesën veriore në dhjetor të vitit 2022.


​Policia kryen bastisje në Banjskë dhe në Lozhistë

Policia e Kosovës dje rreth orës 10:00 ka kryer një bastisje në fshatin Banjskë dhe në Lozhistë.

Aksionin e bastisjes, për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se “rasti ka të bëjë me barrikadat e vendosura në veri në vitin 2022” dhe se nuk ka të arrestuar. /21Media

 

 

Back to top button