Haradinaj: Shqiptarët dhe hebrenjtë kanë të njëjtin fat historik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se me hebrenjtë shqiptarët ndajnë të njëjtin fat historik.

Kështu ka thënë Haradinaj në ditën kur bota përulet para miliona viktimave të Holokaustit.

“Bota sot kujton dhe përulet para miliona viktimave të Holokaustit. Me hebrenjtë ndajmë fat të ngjashëm historik, andaj dhe bashkëndjejmë me dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet gjenocidin. Në kohë jo të lehta, shqiptarët u radhitën drejt. Ata rrezikuan, mbrojtën të pambrojturin duke i strehuar dhe duke mos rënë pre e të keqes së madhe të luftës së dytë botërore. I përjetshëm kujtimi për viktimat e Holokaustit”, ka thënë Haradinaj.

Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.

Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.

Back to top button