Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti viziton Inspektoratin Policor, shpreh mirënjohje për punën e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar Inspektoratin Policor të Kosovës, ku u takua edhe me Kryeshefi Ekzekutiv, Kushtrim Hodaj.

Në takim u prezantuan angazhimet dhe arritjet e IPK-së gjatë vitit 2023 si dhe prioritetet e vitit 2024.

”Profesionalizmi dhe angazhimi i Inspektoratit Policor të Kosovës reflekton në efikasitetin dhe ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës. Në mesin e temave të diskutuara ishin dhe rëndësia e trajtimit efikas të rasteve të raportuara nga qytetarët, ruajtja e të dhënave të raportuesve si dhe trajtimi i paanshëm dhe profesional i rasteve të pranuara. Duke shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre, Kryeministri e falënderoi Inspektoratin dhe përfaqësuesit për bisedën dhe përkushtimin e vazhdueshëm dhe ofroi mbështetjen e mëtutjeshme në realizimin e detyrave të tyre”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga zyra e Kryeministrit.

Bashkë me Kurtin në këtë takim ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button