Shoferi “fluturon” me veturë, në vend të 80 vozitë mbi 150 km/h

Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan ka gjobitur një shofer me 300 euro dënim, tri pikë negative dhe masë parandaluese të ndalimit të vozitjes prej 3 muaj, për shkak që në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është i lejuar 80 km/h, kundërvajtësi ka qenë duke vozitur 152 km/h.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim për media, shkruan rtv21.tv.
Gjithashtu inkurajohen të gjithë qytetarët për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë policinë në stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001./21Media